Analisti politik Vigan Qorrolli, i ftuar në Studio e Hapur e RTV21 tha se duket qartë se PAN ka negociuar deri tani për ta bindur Teuta Rugovën që të votojë. “ Informatat flasin që Teuta Rugova tashmë është bindur”, tha Qorrolli, duke shtuar se statusi i kryeministrit Isa Mustafa i adresohet pikërisht Teutës. “Kjo nuk është sekret publik, marrëveshja është arritur. Pas sigurimit të votës së zonjës Rugova dhe ekzistencës së votës së z. Tahiri që e pranoi vet në Facebook, me naivitetin e tij prej një deputeti të ri… analiza ime do të thotë se LDK-ja dhe VV do ta lëshojnë sallën kur të fillojë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit”, përfundoi Qorrolli./21Media

Global