Kylie Jenner është duke qëndruar afër mikes së saj më të mirë të fëmijërisë Jordyn Woods.

Ndërsa kanë kaluar kohë pranë njëra tjetrës, Jenner ka shpërthyer në lot, pasi shoqja e saj zgjodhi të kujtonte kohën kur i vdiq babai.

Pra kur 20 vjeçarja, Kylie Jenner, kuptoi se sa kishte vuajtur shoqja e saj kur iu sëmur babai, ajo u prek thellësisht dhe tha se ndjen dhembje për të.

”Ishte vërtet e vështirë të shihja Jordyn të kalonte nëpër diçka të tillë, sepse, së pari unë jam aq afër saj, kështu që kur qan ajo dhe unë qaj,” tha Kylie.