Plakja është një fenomen natyral nëpër të cilin kalon gjithsecili. Është e pashmangshme mirëpo ajo mund të trajtohet edhe të menaxhohet nëpërmjet hapave të ndryshëm, një nga ta është ky serum plotësisht natyral të cilin do të ua paraqesim.

Për të përgatitur këtë maskë ju duhen:

2 tableta vitaminë C

2 lugë të mëdha vaj nga vitamina E

1 lugë të madhe gjel Aloe Vera

5 lugë të mëdha ujë trëndafili

Hidhni tabletat e vitaminës C në ujin e trëndafilit. Përzini më pas me gjelin Aloe Vera dhe me vajin nga vitamina E, transmeton Indeksonline.

Hidhni të gjithë përbërësit në një enë qelqi dhe ruani në një vend të freskët.  Ky serum nuk duhet të ruhet më shumë se 5-6 ditë. Përdorimi I tij është shumë i thjeshtë. Thjeshtë merrni ca pika nga ky serum dhe fërkoni lëkurën e fytyrës suaj butësisht. Ju shumë shpejt do të vëreni rezultatet ku fytyra juaj do të duket më e re dhe më e freskët.