Aurela Gaçe njihet si njëra ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të fuqishëm në skenë.

Këngëtarja është kthyer prapa në kohë, duke publikuar një video nga koncerti i saj i parë, i mbajtur fiks 19 vite më parë.

Me anë të kësaj videoje, ku Aurela dukej shumë më ndryshe nga sot, ajo ka shtuar se “Nese do te lesh gjurmen tende, thjeshte ndertoje me themele te forta, sepse vjen dallga e ta fshin.”.

Sipër videos ajo ka lënë këto fjalë “Fiks 19 vjet nga koncerti i pare Live ne Pallat te Koncerteve. Eshte nje rruge shume e gjate. Te arrish diçka a duhet pune? Ta mbash , atehere duhet edhe me shume, pune e force te ngrihesh, te buzeqeshesh edhe kur shpirti mund te te dhembë, te kalosh tranziocione te ndryshme mes rrymash e trendesh muzikore, duhet thjeshte te vazhdosh te duash veten edhe ate qe bën. Do te thote te duash e respektosh ata qe te kane dashur qe ne fillim, te kujdesesh qe ata te te duan po njesoj, e sigurisht te kujdesesh te fitosh fansa te rinj, te nje brezi tjeter qe nuk e di rrugetimin tënd.

JU ME KENI PRANUAR KESHTU, ME KETE KOKEN TIME TULLACE QE ATEHERE U DUK E TEPERT, POR JA QE JU ME PRANUAT KESHTU SIÇ ISHA, ME NATYREN TIME SA TE FORTE AQ EDHE TE BRISHTE ( me jane dashur vite e vite qe ju ta zbuloni njeriun qe jam)…PERKUSHTIMI IM NDAJ PASIONIT, BERI QE JU EDHE SOT TE ME MBESHTESNI , ME PRURJE TE REJA OSE JO, JU PRAPE ME KENI DHENE KAQ SHUME.

JU FALENDEROJ ME SHPIRT .

E nisa kete status ne fillim te falenderoja ju… pastaj u kujtova se kemi edhe nga ata qe mendojne se jane mbi te gjithe . Ju sapo keni nisur punen e duhet shuuuume b..qe ta mbash…. pune pune nate e dite, e mbase shihni pakez drite ( drita ne shpirt vjen kur s’nuk maçoker ne bark). ???? Kujt i djeg e mban vete, thjeshte shut the fuck up and work . Beje nje here rrugen e te tjereve e pastaj do te mesosh respektin ndaj punes . Para nesh, kane ekzistuar te tjere, e packa se nuk e di jeten e tyre, e di qe jane lodhur qe te bejne publikun per vete, prandaj i repspektoj, edhe ata qe mbase sot te rinjte as kane degjuar…gjithmone kujtohu se koha iken, ti do te behesh 30-40-50 etj etj. Nese do te lesh gjurmen tende, thjeshte ndertoje me themele te forta, sepse vjen dallga e ta fshin.”.

Kurse projekti i fundit nga Aurela Gaçe është “Snuk” të cilin e solli në bashkëpunim me Fifin.