Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka lexuar para mediave deklaratën zyrtare të kësaj partie lidhur me seancën e sotme konstituive.

“PDK e ka dëshmuar gjithmonë që është parti institucionale dhe e përgjegjshme, prandaj PDK do të jap maksimumin e saj për të ndërtuar sa më shpejt institucionet dhe për të kthyer vendin në normalitet”.

“Janë të tjerë ata të cilët për interesa partiake kanë bllokuar institucionet në vitin 2014. Po ashtu qytetarët e dinë mirë kush janë ata të cilët jo vetëm kanë bllokuar institucionet por edhe I kanë sulmuar ato me gaz dhe zollë. Ne na vjen keq që kryesuesi është instrumentalizuar nga partia e tij. Ne do të marrim pjesë në seancën konstituive pasi që të arrihet një konsensus mes partive politike”, thuheet në deklaratë, njofton Klan Kosova