Christian Eriksen është gjithashtu në listën e Barcelonës, për të forcuar mesfushën për sezonin 2017/18.

Barcelona është duke kërkuar më ngulm lojtarë të klasit botërorë, pas largimit të Neymar drejt Paris Saint Germainit.

Philippe Coutinho i Liverpoolit është dëshira kryesore e klubit spanjoll, por aktualisht situata është e komplikuar dhe drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se nuk do ta shesin, derisa në anën tjetër raportohet se vetë lojtari ka kërkuar largimin.

Sido që të jetë, nëse dështon në fund transferimi i Coutinhos, sipas asaj që raporton “The Independent”, Barcelona do të hidhet në sulm për mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen, transmeton Gazeta Express.

Teksa sa i përket pjesës ofensive, raportohet se transferimi i Ousmane Dembélé nga Borussia Dortmundi tashmë mund të quhet punë e kryer dhe se mbetet vetëm klubet të merren vesh për çmimin.

Barcelona përfitoi 222 milionë euro nga shitja e Neymarit dhe dëshiron t’i shpenzojë pothuajse të gjitha për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri, ku synon të triumfojë në gjitha garat e mundshme.