Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë në pikën më kritike, në një kohë kur të dyja vendet kërcënojnë me luftë.

 Por, ekziston një person që mund të jetë më i rrezikshëm nga sa duket.

Ai shfaqet gjithmonë duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me vartësit, por është më i rrezikshëm nga sa tregon pamja e tij e jashtme.

Gjenerali Kim Rak-gyom është “hija” e diktatorit koreano-verior Kim Jong Un, shkruan “Daily Mail”.

Sipas tabloidit britanik, ai është shefi i komandës raketore të Koresë së Veriut dhe besohet të jetë përgjegjësi për lëshimin e raketave balistike, vetëm duke shtypur “butonin”.

Që prej vitit 2012, Gjenerali Kim Rak-gyom drejton komandën raketore dhe gjithmonë shfaqet prapa krahëve të Kim Jong Un gjatë testimit të raketave balistike.

Deklaratën e Presidentit Trump që kërcënoi Korenë Veriore me “zjarr dhe tërbim”, Kim Rak-gyom e cilësoi si të pakuptimtë, përcjell tvklan.al.