Kompania e njohur gjermane, BMW, përmes Facebookut ka publikuar një fotografi me të cilën njofton se së shpejti do të prezantojë para publikut një Roadster të ri, së pari në formë koncepti.

Fjala është për konceptin Z4 i cili premierën do ta mbajë më 17 gusht në panairin e veturave në Pebble Beach Concours d’Elegance, në SHBA, por detajet më të hollësishme në lidhje me këtë model ende nuk janë zbuluar.

Koncepti BMW Z4 do të vijë me dy ulëse, motor me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme dhe me të pasme, si dhe me marshin manual me tetë shpejtësi, transmeton Koha.

Versioni serik i këtij Z4 pritet të jetë në dispozicion në version 20i me kapacitet prej 145 kW/197 kuajfuqi, 30i me 190 kW/258 kuajfuqi, si dhe 40i me 250 kW/360 kuajfuqi.

Për dallim nga Z4 aktual, i riu do të ketë çatinë me material të butë e, po ashtu, do të jetë edhe më i lehtë dhe i shpejtë.