Lëvizja Besa në komunën e Sarajti sipas informacioneve të fundit që ka mësuar Zhurnal.mk në listë për kandidim e ka Bashkim Bakiun.

Gjithmonë bazuar në informacionet e fundit, Bakiu tek Lëvizja Besa si duket nuk ka konkurencë në këtë drejtim dhe pritet të jetë kandidati i vetëm që do të kalojë filtrat e kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa për kreun e komunës së Sarajit.

Ndërkohë që Bashkim Bakiu gjatë gjithë kohës ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të kësaj komune me arsyetim se komuna e Sarajit ka punuar shumë pak për interesat e qytetarëve të kësaj komune, gjë që shihet të jetë e vërtetë pasiqë muajve të fundit revolta e banorëve të kësaj komune kishte arritur kulmin pasiqë disa banorë të Sarajit kishin grumbulluar mbeturinat dhe i’a kishin dërguar kryetarit të komunës para dyerve të ndërtesës./zhurnal.mk