Aktualisht Arilena është në kulmin e karrierës së saj. Pas suksesit të këngës ”Nëntori” me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike”, Arilena është duke prekur skenat botërore të muzikës.

Pak ditë më parë ajo ka performuar në Rusi hitin e saj duke korrur kështu sukses. Për publikun është interesante të dëgjojë mbi arritjet dhe projektet e reja të Arilenës por edhe për jetën personale gjithashtu. Këngëtarja shqiptare ka qenë gjithnjë e rezervuar kur vjen puna tek jeta private. Megjithatë sot na “zbuloi” se i dashuri i saj është serfist.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto në Instastory ku duket si gjithnjë shumë bukur por sapo e sheh të tërheq vëmendjen një detaj, bluza e saj mbi të cilën shkruhet “I dashuri im është serfist. Ne ende nuk dimë nëse Arilena ka të dashur, duke qenë se ajo asnjëherë nuk na ka zbuluar diçka por ky detaj na tregon të kundërtën faktikisht. /Blitz.al/