Në ditën e ditëlindjes së tij të 50-të, Massimiliano Allegri u rrëfye në një intervistë për “Premium Sport”.

Një nga temat më pikante që u prekën nga trajneri i Juventusit ishte sigurisht lamtumira e Leonardo Bonucci, i cili u transferua këtë verë te Milani.

Më erdhi shumë keq, sepse Leo do të ishte kapiteni i ardhshëm i Juventusit. Do të ishte njeriu i duhur në dhomat e zhveshjes për të transmetuar ADN-në bardhezi. Por, bëri zgjedhjen e tij dhe për këtë nuk ka faj askush. Nuk ka faj ai, nuk ka faj shoqëria dhe nuk ka faj as trajneri”, tha Allegri.