Qeveria ka emëruar 67 funksionarë dhe drejtorë të rinj të organeve, drejtorive shtetërore dhe institucioneve ndëshkuese që janë në kompetencat e tyre.

“Komisioni për çështje kadrovike në Qeveri, për çdo person individualisht, i ka verifikuar përmbajtjet e dokumentacionit të parashtruara që të kontrollojë nëse i plotësojnë kushtet për emërimet dhe në përputhje me faktet, me konfirmimin për plotësimin e kushteve për emërime, Qeveria sot i ka publikuar vendimet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e pres shërbimit qeveritar.

Ja disa prej kuadrove shqiptare:

Zirap Asani, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës

Nexhmedin Sadiku, drejtori i Qendrës shtetërore të provimeve

Agim Murtezani, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Pushtetit Lokal, organ në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Lokal

Faton Asani, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin me mallrat e konfiskuara

Abdulkadir Isaki, Drejtor i sigurisë së sistemit hekurudhor, organ në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve

Zulhajrat Demiri, Drejtori i Zyrës për sistemin e informacionit hapësinor, organ në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Edina Rahmani, Drejtoresh e Pronave dhe Çështjeve Ligjore, organ në kuadër të Ministrisë së Financave

Ilhan Rahmani, Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e të Drejtave të Komuniteteve

Adem Curi, revizor kryesor i Trupit për kontroll të Instrumentit për ndihmën paraqasëse

Maksud Aliu, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të këmbimit valutor, organ në kuadër të Ministrisë së Financave

Isen Shabani, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë

Gazmend Ristemi, Drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

Kerim Mahmuti, drejtori i Burgut Idrizovë me seksion të hapur në Veles

Arifat Muaremi, drejtori i Policisë Financiare, organ në kuadër të Ministrisë së Financave

Samir Ajdini, drejtori i Entit publik Parku Nacional Mavrovë

Driton Nebiu, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për pylltari dhe gjueti, organ në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave