Andrra Destani, është ndër emrat më të dëgjuar e përfolur mediatik, shkaku i lidhjes me këngëtarin e mirënjohur Sinan Hoxha.

E padyshim edhe fiziku që gëzon Andrra, e mban në qendër të vëmendjes, meqë është një femër mjaft e bukur dhe tejet me elegancë.

Postimet e saj të çfarëdoshme, janë ‘magnet’ për syrin media, duke u shndërruar në top-lajmet e ditës.

Kësaj radhe postimi që Andrra ka bërë, me doemos kërkon vëmendje, meqë pranë saj nuk shfaqet Sinani, por një mashkull i ‘zhveshur’, për të cilin nuk dihet afërsia, që mund të gëzojë modelja.

Mbase edhe një paraqitje e tillë mund ta bëjë paksa xheloz bashkëshortin e saj, megjithëse, pjesa e xhelozisë duket se i takon shumë më tepër Andrrës, siç ka deklaruar edhe këngëtari në shumicën e intervistave, shkruan Kosovarja.

Gjithsesi Andrra tejet e thjeshtë e me shije shfaqet edhe tani, e njëjtë si në të gjitha paraqitjet e saj.