Sulmuesi i Milanit, Suso ka folur për mundësinë e fitimit të “Scudettos”.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Suso paralajmëroi shokët e skuadrës të tregohen të kujdesshëm pasi ky është vetëm fillimi,

“Scudetto? Mendoj se është shumë e vështirë, por ne nuk duhet të përqendrohemi dhe të jemi të kujdesshëm për të bërë nj sezon të mirë. Sezonin e kaluar u kualifikuam për në Europa League por këtë sezon të gjithë presin më shumë. Juventusi dhe Napoli janë dy skuadra shumë të mira, por objektivi i Milanit është të kualifikohet për në Champions League”, përfundoi ai.