Albin Kurti nga lëvizja Vetëvendosje tha se Veseli duhet të shohë a i ka votat, apo jo. “Salla është plotë, vëni në votim”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova po humb shumë për shkak të vonesave në konstituimin e institucioneve.

Sipas Kurtit, Veseli nuk pati guxim të mandatohet për kryeministër, ndërsa tash nuk po mundet të dalë në votim as në Kuvend për kryeparlamentar.

Kurti tha se gjendja në vend është shumë e rëndë, prandaj duhet të formohen sa më shpejt institucionet.

Ai tha se janë të hapur për çdo propozim tjetër për kryeparlamentar, me përjashtim të Veselit.

Kurti tha se kryeparlamentari duhet të zgjidhjet njeri me kredibilitet dhe t’i hapim rrugë zgjidhjes së krizës në vend.

Global