Kur Thomas Muller është mirë, Bayern është mirë. Të paktën në Bundesligë, ky duket si një ligj i pashkruar. Statistikat e dëshmojnë qartë dhe asnjë shifër nuk duhet anashkaluar.

Kampioni i botës deri tani ka shënuar në 75 ndeshje si bavarez, në të cilat skuadra nuk ka humbur asnjëherë (71 fitore, 4 barazime), kujton revista “Sport Bild”. 27-vjeçari ka shënuar gjithsej 96 gola dhe synon të arrijë sa më shpejt 100-shin e tij të parë me rekordmenët.

Müller ka shënuar dygolësha në tetë ndeshje kampionati dhe është një përbindësh i vërtetë përpara porte, sa herë që skuadra vuan të zhbllokojë ndeshjet. Pra, ai nuk shfaqet vetëm kur janë shënuar golat e fitores. Edhe pse është ende shumë i ri, që tani bavarezi renditet i pesti në lojtarët me më shumë gola në historinë e Bayern-it (Dieter Hoeneß është 102 gola para tij).

Në të gjitha kompeticionet, Müller gjithsej ka shënuar 161 gola në 398 ndeshje zyrtare dhe ka dhënë 142 asiste. Që nga viti 1963, vetëm Gerd Müller (552) dhe Karl-Heinz Rummenigge (218) kanë shënuar më shumë gola se ai me fanellën e Bayern-it.