Kujdes pamje të rënda! Makina përplas gruan në mes të rrugës në Kamëz, por ngjarja është dhe më e keqe (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Kamëz ku një automjet tip Volkswagen ka përplasur një grua.
Nuk dihen saktësisht rrethanat e aksidentit por mendohet se gruaja mund të ketë qenë duke kaluar rrugën gjatë kohës që është përplasur nga automjeti. Pamjet e regjistruara në mënyrë amatore tregojnë gruan e shtrirë në rrugë dhe sipër saj një person që po përpiqet ta ndihmojë.
Por kjo nuk ishte e gjitha. Ajo që irritoi shumë të gjithë ishte vonesa e ambulancës. Sipas dëshmitarëve thuhet se edhe pasi kishin kaluar 40 minuta asnjë e tillë nuk kishte mbërritur në vendngjarje.