Ronaldo është kthyer në stërvitje me Real Madridin.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pas spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e portugezit.

Përveç kësaj, CR7 ka stërvitur dhe ka luajtur me lojtarët tjerë normalisht, pavarësisht se ishte vetëm dita e parë e stërvitjes.

Kjo për shkak se Ronaldo ka shfrytëzuar pushimet të bëjë stërvitje i vetëm, këtë e ka treguar disa herë përmes rrjeteve sociale.

Këto janë sinjale se mund të ketë minuta në finale të Superkupës së Evropës ndaj Manchester Unitedit.