Gjermania dhe Franca po kthejnë në Shqipëri të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në këto vende për motive ekonomike apo shëndetësore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rinas janë ulur 3 chartera me shtetas shqiptarë të kthyer nga  këto dy vende të BE-së. Policia e Shtetit bën me dije se janë riatdhesuar 157 shtetas. Nga këta, 131 janë kthyer nga Gjermania dhe 26 nga Franca.