Mbi 700 anëtarëve nga komisioni komunal zgjedhor dhe bordeve zgjedhore në Maqedoni, nuk u është bërë pagesa për pjesëmarrje në vitin 2016.

Siç informon KSHZ-ja, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 15 dhjetor 2016, nga gjithsej 35.770 anëtarëve, 80 komisione komunale dhe 3480 bordi zgjedhor, 738 personave nuk u është bërë pagesa-kompensimi për pjesëmarrje dhe zbatim të zgjedhjeve.

”Për këta persona, komisionet komunale zgjedhore kanë vendosur xhirollogari apo numrin amë gabimisht në sistemin elektronik për pagesë, gjegjësisht janë vendosur gabimisht të dhënat, me çka, fletëpagesat për pagesën e kompensimeve nuk mund të realizohen nga ana e Ministrisë për financa”, thonë nga KSHZ.

KSHZ kërkon që komisionet komunale zgjedhore të kontaktojnë me personat e bordeve zgjedhore, në kompetencë të tyre, të cilëve nuk u është bërë pagesa, të sigurojnë të dhëna të sakta dhe të njëjtat menjëherë t’i vendosin deri te Sektori për çështje financiare të KSHZ-së, më së voni deri më 30 gusht 2017./Express