Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite do ta mbajë seancën e 127-të.

Anëtarët e KSHZ-së do t’i shqyrtojnë dhe miratojnë Programin për edukim të detyrueshëm të organeve zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2017. Planin për furnizime publike të KSHZ-së për zbatimin e zgjedhjeve lokale 2017, sipas programit buxhetor 21 – Aktivitete zgjedhore, Propozim – vendimet për angazhimin e personave në trupat ndihmëse të KSHZ-së për zbatimin e zgjedhjeve lokale 2017.

Në rend dite janë edhe kërkesat për mospranim kryerje të detyrës kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendësanëtar në Komisionin Komunal Zgjedhor dhe zgjedhje të rastit të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtar në Komisionet Komunale Zgjedhore, kërkesat e të cilave për përjashtim janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Seanca do të mbahet në selinë e KSHZ-së.