Kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi pasiqë vizitoi deponinë e qytetit, ka mbledhur në një takim urgjent shtabin e formuar me qëllim të analizimit të situatës në të cilën gjendet deponia e qytetit pasiqë qarqe të ndryshme anti kryetares së komunës përmes djegies së deponisë së qytetit synojnë që të neutralizojnë përkrahjen tek popullata që ka kryetarja aktuale znj. Arifi.

Kryetarja e komunës për momentin mban takim urgjent me strukturat komunale ndërkohë që zjarrfikësit kanë vënë nën kontrollë zjarrin tek deponia derisa autoritetet përkatëse po bëjnë inspektimin e zonës dhe zbulimin e shkaktarëve të zjarrit.