Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, në një intervistë për radion spanjolle “Onda sero” deklaroi se në Evropë duhet të formohet agjenci si FBI-ja në SHBA për luftë kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik”, lajmëroi TASS.

Sipas tij, SHI-ja tenton të kryejë sulme nëpër tërë kontinentin.

“Ne duhet të punojmë së bashku, sepse bashkëpunimi ndonjëherë është i pamjaftueshëm”, deklaroi Tajani.

Sipas tij, shumë më shumë mund të bëhet në lidhje me interaksionin midis prokurorëve kombëtarë, policinë dhe shërbimet sekrete dhe duhet të ekzistojë FBI në Evropë për luftën kundër SHI-së.

Kryetari i Parlamentit Evropian e theksoi faktin se në Evropë ka pak imamë të cilët flasin spanjisht, italisht ose gjermanisht e jo “vetëm arabisht”. Sipas tij, imami Abdebaki al Sati, organizatori i dyshuar i sulmit terrorist në Barcelonë “është terrorist, i cili nuk ka folur për religjionin”.

Global