Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot dërgoi letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Me pikëllim të madh e pranova lajmin e hidhur për ndërrimin jetë të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi. Ndarja e hershme nga jeta e mjekut, politikanit, personalitetit të shquar i cili me përkushtimin e tij për demokracinë dhe lirinë la gjurma të pashlyeshme është një humbje e madhe dhe mungesa e tij do të ndjehet. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Prehu në paqe, i nderuar!”, thotë Xhaferi në letër ngushëllimin.