Në intervisten e ti dhën për Albanien news kryetari i kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi thotë se falë intervenimit të shpejtë u gjetë një zgjidhje diplomatike edhe përkundër asaj që Serbia ka dashur të luajë rolin e saj në rajon.

“Falë gjetjeve paraprake dhe mënyrës se si ngjarjet u zhvilluan, mendoj se ishte përpjekja e Serbisë për të luajtur rolin e saj në rajon, e cila në frymën e këtyre lëvizjeve pozitive diplomatike u përpoq të bëhej pjesë e pengesave për këtë konstruktive euroatlantike. Në një kornizë pak më të gjerë, duhet të marrim parasysh edhe ngjarjet destabilizuese në Malin e Zi dhe ato pas tyre. Nëse marrim parasysh faktin se në momentin më kritik të vendit tonë, një zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete serbe është drejtpërdrejt i pranishëm në dhunën brenda parlamentit (i cili thotë se ka hyrë me lejen e këshilltarit të presidentit Ivanov, i cili është madje as që ka të drejtë, por përsëri dëshmon përfshirjen e VMRO-së në skenarë) është e qartë se ky incident duhej të mbulohej me diçka tjetër. Për të zbrazur ambasadën tuaj nga diplomatët, është në kundërshtim me ndonjë normë ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Gjenevës. Kjo është në fakt një ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike. Por është mirë që tani palët kanë ulur tensionet dhe kanë rifilluar raportet, duke përfshirë takimin midis ministrave të jashtëm”, thekson mes tjerave kryeparlamentari Xhaferi.