Gjithçka po shkon drejt firmës në kontratën e re.

Dalbert mëngjesin e sotëm është duke kryer testet mjekësore me klubin e Interit i cili ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Nicën që zotëronte kartonin e brazilianit.

Pas testeve mjekësore, Dalbert do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Interin ku do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon.

“Nerazzurrët” do të paguajë tek Nica 20 milionë euro plus bonuset.