Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi sot, me rastin e situatës me Ambasadën e Serbisë në Maqedoni. se “nuk bëhet fjalë për punë të vogël” dhe se ajo ka pasur konsultime me presidentin e shtetit Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Ajo, para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, paralajmëroi se së shpejti do të liferohet njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, në të të cilën momentalisht, siç tha, “punohet së bashku”, transmeton Tanjug.

Të gjithë të punësuarit nga Ambasada serbe në Shkup mbrëmë ishin thirrur për konsultime urgjente në Beograd.