Maqedonia do të jetë e përmbajtur në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq një ditë pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në Samitin joformal në Durrës.

Ajo në një intervistë me mediat serbe tha se për Serbinë ka qenë shumë e rëndësishme t’i përcjellë Zaevit se vota eventuale ‘për’ e Republikës së Maqedonisë në dobi të Kosovës, do të ishte në kundërshtim me interesat kombëtare serbe dhe se një gjë e tillë do të shkonte në dëm të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve duke shtuar se e ka dëgjuar deklaratën diplomatike të kryeministrit Zaev pas mbajtjes së Samitit në lidhje me qëndrimin zyrtar të Republikës së Maqedonisë në lidhje me Kosovën.

“Dëgjova çka tha, se këtë vit kjo gjë nuk do të jetë temë debati. Unë aspak nuk do të kisha hyrë në spekulime se a do të jetë temë këtë vit ose jo, kryesorja është që në rast se diskutohet ajo çështje të gjithë t’i mbahemi fjalëve të dhëna, qoftë këtë vit, qoftë vitin e ardhshëm. Unë mendoj se do ta vazhdojmë dialogun, kam besim te partnerët tonë rajonal dhe pres të mbahen fjalët. Për këtë temë ai nuk kishte hamendje as në takimin në Trieste”, tha kryeministrja e Serbisë, Brnabić.

Ndërkohë që Kosova përmbahet nga kandidatura për anëtarësim në Unesco për shkak të disa rregullave që duhet plotësuar, komentojnë kështu autoritetet në Prishtinë por edhe për shkak të lobimit që duhet bërë për përkrahje.

Problem kryesorë ne relacionin Serbi-Kosovë në kontekst të anëtarësimit në Unesco është sjellja ndaj statusit të kishave ortodokse në Kosovë, pasuria e tyre dhe ingrencat ndaj tyre. Tentativa e parë e Prishtinës në vitin 2015 nuk pati sukses pasiqë nuk kishte votat e mjaftueshme për anëtarësim.