Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi sot se “veprimtaritë kundërzbuluese” janë arsye konkrete për tërheqjen e personelit nga Ambasada serbe në Shkup.

Ajo, para gazetarëve në Beograd, theksoi  se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në Samitin  e Iniciativës së Berlinit në Trieste i tha se Maqedonia do të abstenojë nga votimi për pranimin e Kosovës në UNESKO.

“Në këtë moment, për mua kjo është më e rëndësishme – kryeministrat e rajonit të mbajnë fjalën” theksoi kryeministrja serbe.

Ajo paralajmëroi se do të shkojë në takim joformal në Durrës më 26 gusht, që paraqet vazhdimin e Procesit të Berlinit dhe në të cilin do të jenë të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor.

Bërnabiq konfirmoi se aty do të ketë takim me Zaevin dhe citoi se në takim do të bisedojë për atë që duhet më tej të punohet, në pikëpamje të zhvillimit dhe përmirësimit të së ardhmes të rajonit.