Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, nuk beson se Serbia do ta njohë ndonjëherë shtetin e Kosovës.

Në një intervistë për Ora News, ajo tha se vendet duhet të përqendrohen në integrimin rajonal dhe njëkohësisht të përparojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk besoj se njohja e Kosovës ka ndodhur por është bërë thirrje për dialog mes vendeve për një marrëdhënie më të mirë për të ardhmen. Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëveshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë”, ka thënë ajo.