Mbështetje për përmirësimin e statusit social, kërkuan sot ushtarët profesionist nga kryeministri Zaev.

Në takimin në Qeveri, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionist e informuan kryeministrin Zaev për qëndrimet e tyre lidhur me standardin e profesionistëve të punësuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe kërkuan mbështetje nga Qeveria.

Në takim ishte biseduar edhe për obligimin ligjor, sipas të cilit shteti është i obliguar të sigurojë punësim të ushtarëve profesionist në kohë të pacaktuar në organe të tjera shtetërore, pas përfundimit të moshës 45 vjet.

Kryeministri Zaev i informoi përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionist se Qeveria do të kushtojë vëmendje përkatëse kërkesave të tyre dhe se ekziston vullnet i mirë që të gjinden zgjidhje përkatëse.