Qeveria e Republikës së Maqedonisë e dënon aktin terrorist në Barcelonë, duke shprehur ngushëllim deri te familjet e viktimave nga ky akt jonjerëzor të dhunës.

“Shprehim keqardhje deri te familjet e viktimave nga ky akt jonjerëzor të dhunës, si dhe deri te shtetet nga të cilat vijnë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë kurim të shpejtë”, theksohet në kumtesën e sotme të Qeverisë.

Nga atje shfaqin shpresë se siguria e qytetarëve të Barcelonës, si dhe të gjithë turistët të cilët janë atje veçmë është siguruar. 

“Thellësisht dhe sinqerisht ndjej keqardhje me familjet e viktimave nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Barcelonë. Mesazhi ynë deri te Spanja dhe tërë Evropa është se në këtë moment kur ndajmë pikëllimin për viktimat, dënimi i urrejtjes dhe dhunës duhet të jetë vendimtare dhe e fuqishme. Njëkohësisht duhet t’i përforcojmë përpjekjet të cilat promovojnë unitet dhe liri, kundrejt ndarjeve dhe diskriminimit”, porosit kryeministri Zaev.