Kryeministri turk Binalli Jëldërëm sot deklaroi se Turqia është vend i cili më me vendosmëri merr pjesë në luftën kundër grupit Shteti Islamik, transmeton agjencia Anadolu.

Jëldërëm i cili ka folur në forumin e biznesit midis Turqisë dhe Singaporit në kuadër të vizitës së tij në Singapor, sot deklaroi se Turqia nga luftëtarët e SHI-së ka pastruar territor mbi 2.000 kilometra katrorë gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” në Sirinë veriore.

“Deri më tani në Siri janë neutralizuar 3.000 xhihadistë, ndërsa në Irak edhe 800, gjegjësisht nga SHI-ja janë neutralizuar gjithsej 4.600 terroristë. Sot nuk ka asnjë vend, i cili është më i vendosur se Turqia në luftën kundër SHI-së”, tha Jëldërëm.

Ai theksoi se Turqia edhe më tej ka rol aktiv në luftën e koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

“Terrorizmi është kërcënim serioz për sigurinë nacionale, rajonale dhe globalë. Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit është kusht i obligueshëm”, theksoi Jëldërëm.

Turqia, në të vërtetë në mënyrë aktive luftën kundër SHI-së, Partisë Punëtore Kurde (PKK), Forcave siriane kurde për mbrojtje të popullit (SZN), si dhe kundër organizatës së Fetulla Gylenit (FETO), ka thënë kryeministri turk.