Një taksë ndaj milionerëve për të paguar punimet për restaurimin e metrosë.

Është kjo ideja e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, i përfshirë nga një stuhi kritikash për krizën e rrjetit të metrosë, që ka shkaktuar vonesa dhe incidente, por mbi të gjitha ankesa nga udhëtarët.

Për De Blasio, taksa e re do të mundësojë edhe përgjysmimin e çmimit të abonimeve për ata që kanë të ardhura të ulëta.

Por iniciativa e kryebashkiakut bie ndesh me qëndrimin e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo. Të dy përplasen prej disa javësh lidhur me sistemin e transportit publik, duke ia hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit.

Një betejë kjo që ka prekur edhe ambicjet politike të Cuomo dhe De Blasio, dy demokratë që aspirojnë të kandidojnë në zgjedhjet e 2020-s.