Bojan Krkic do të huazohet në skuadrën spanjolle, Alaves

Alaves ka arritur marrëveshje me skuadrën e Stoke Cityt, për huazimin e sulmuesit serb, Bojan Krkic.

Ky i fundit ka vendosur që edhe për një sezon të huazohet te ndonjë skaudër tjetër pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mark Hughes.

Krkic, i cili ishte pjesë e Barcelonës në mes të viteve 2006-2011, sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra gjermane, Mainz.

Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe për skuadrat si: Roma, Milan e Ajax