Komuna e Çairit këtyre ditëve ka zhvilluar ceremoninë e hapjes zyrtare të Sheshit Skënderbej në Shkup, njofton agjencia e lajmeve INA.

Inaugurimi i Sheshit u përcoll me koncert të orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa rganizatori Izet Mexhiti është shprehur se kjo është punë që do t’u vlejë brezave.

” Sheshi Skenderbej, është projekt me vlera të larta estetike e historike që Shkupit i dha vulën e identitetit kombëtar. Le ta gëzojnë brezat e rinj të kombit,” deklaroi Mexhiti

Përpos fjalëve miradije që u shprehën në këtë ceremoni, më pas vijuan edhe kritika të ashpra në drejtim të këtij projekti.

Analisti Ramadan Ramadani deklaroi se ky projekt nuk ka ndonjë arstistike.

“Aq mall Kine dhe maoiste duken ato muralet në fund të Çarshisë sa të shkon mendja se mos janë ndonjë provizion për atë autostradën që e bëjnë kinezët”, deklaroi Ramadani.

Edhe kritikuesi i madh i regjimit të kaluar Nikolla Pisarev drejtoi kritika të ashpra në adresë të ideatorëve të këtij projekti.

“Më së shumti më nervozon trumpetimi se bëhet fjalë për një mozaik. Në fakt nuk kemi të bëjmë fare me një mozaik, por një vepër që është bërë me pllaka të gatshme të keramikës. Punë e “shvercerëve”, thekson Pisarev.

Mirëpo arkitekti, Mirosllav Gërçev vlerëson se “Sheshi Skënderbe” që sipas tij, nuk është shesh, është bërë më shumë për qëllime politike sesa për qytetarët.

“Është bërë lëshim në ndonjë nga fazat: ose në dokumentin projektues ose në mbikqyrjen ose në ndërtim. Bëhet fjalë për një lloj të keqpërdorimit të panevojshëm dhe madje kriminal të parave shtetërore në objekte që kanë vetëm funksion të marketingut politik dhe nuk kanë për qëllim t’iu shërbejnë qytetarëve. Pse do të ngjitej njeriu në terasë në të cilën gjatë dimrit fryen dhe ka të rreshura, ndërsa në verë të djeg dielli?!”- tha arkitekti Mirosllav Gërçev.

Sheshi Skënderbeu është ndërtuar në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej rreth 10 milionë eurove