sh-krimineli i shndërruar në model, Jeremy Meeks dhe Chloe Green, e bija e pronarit të Top Shop, Philip Green, kanë shkuar me pushime në Barbados.

Ka pak javë që këta të dy kanë filluar një lidhje ndonëse Meeks vazhdon të jetë i martuar me një grua tjetër.

Çifti është kritikuar për mënyrën se si kanë hyrë në lidhje përderisa gruaja e Meeks, me të cilën ai e ka një fëmijë, e kishte pritur atë deri sa kishte dalë nga burgu.

Por sidoqoftë, dyshja nuk është se po merret fort me këto kritika pasi që po e shijojnë lidhjen e tyre ditë pas dite.