Kourtney Kardashian po i shijon pushimet verore deri në maksimum.

Ajo në postimet e sajë të fundit në rrjetet sociale shihet me të dashurin e saj të ri modelin algjerian, Younes Bendjima.

Çifti kanë zgjedhur shtetin e Egjiptit për t’i kaluar pushimet, gjatë këtij udhëtimi ata kanë vizituar piramidat e mëdha në Kajro.

Udhëtimit iu kanë bashkangjitur edhe shoku i ngushtë i Kourtney-it , Simon Huck dhe i dashuri i tij, Phil Riportella.

Lidhja e dyshes është përfolur shumë nga media për shkak të dallimit të moshës që kanë , Kourtney 38 ndërsa Younes 23 vjeç.