Dasmat janë një ndër industritë më fitimprurëse gjatë sezonit të verës në Kosovë. Që nga restorantet e deri tek këngëtarët, të gjithë komplet janë të angazhuar gjatë këtij sezoni.

Për familjen Dedaj nga Gjakova, dasma e më të voglit të familjes qenka një ditë shumë e rëndësishme.

Dedë Dedaj i cili punon dhe jeton në Zvicër, për ditën e tij të kurorëzimit kishte vendosur që nusen e tij ta merrte me helikopter, pasi që vetura është tejet e thjeshtë për këtë gazmend.