Shkruan: Albert Ramadani

Kabineti i qeverisë në ikje po i vazhdonë mbledhjet të drejtuara nga Kryeministri në dorëheqje,ky kabinet që nga rrëzimi i qeveris ka mbajtur disa mbledhje dhe ende po vazhdon ti mbajë,ky ekzekutiv me mandat të kufizuar edhe sa kohë do të udhëheq qeverin ne dorëheqje edhe sa kohë do të shkonë deri ne formimin të qeveris së re.Por pse po ndodhë kjo zvarritje,por pse asnji qeveri nuk po arrinë ta përfundojë mandatin katër vjeqar,pse ne Kosovë,qeverit lokale po arrinë ta përfundojn mandatin e plotë, A në anën tjetër ekzekutivi nuk po arrinë ta qojë asnji mandate deri në fund,shpesh herë,duke shkarkuar vetëveten.

Krejt kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit të vendit,ne Kosovë nuk ka lidership për ti quar çështjet përpara por ka vetum lider të pa pjekur ne politik dhe vendim marrje dhe pa pjekuria e lidershipit e dëmton gjithë zhvillimin dhe përparimin e vendit.Kur themi dëmton nga pa pjekuria ne politik kur një lidership është mire i pjekur në politik a’i lidership nuk lenë posoja dhe nuk lenë hendeke,por i jep vendit zhvillim,po e  marrim si shembull vetum rënia e qeveris ku vendi  shkojë në zgjedhje të jashtzakonshme,kto zgjedhje ndodhën dhe të gjitha zgjedhjet që po ndodhin janë krejt ne munges të pjekuris së lidershipit,vetem zgjedhjet e fundit të 11,qershorit Kosovës i kushtuan mbi pesë milionë euro,por pesë milionë i duhën edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22,tetor.

Nëse lidershipi jonë nuk tregon vullnet për ta gjetur një zgjidhje për ti formuar institucionet,shumë leht vendi mund të shkojë prap ne zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të cilat mund të mbahen ne të njejtën datë me ato të zgjedhjeve lokale dhe nese vendi shkonë prapë ne zgjedhje do të thotë vendit do ti kushtojnë kto dy palë zgjedhje,mbi dhjetë milionë euro.Zgjedhje mundë mbajmë sa të duam por zgjidhje nuk mundë të bëjm po aq sa nuk do të kemi lidership të pjekur dhe më vullnet për ti dhën vendit zgjidhje,Zgjidhja e vetme për ti dhën vendit zgjidhje është dhe mbetet pjekuria politike e  lidershipit tonë.