Arsenali i armëve bërthamore i Koresë Veriore kurrë nuk do të jetë në tavolinën e negociatave, ka thënë sot diplomati i Penianit, Ju Yong Chol.

Chol, diplomat koreano-verior, i ka bërë këto komente në Konferencën për Çarmatim të sponsorizuar nga OKB-ja, pasi ambasadori amerikan për çarmatim, Robert Wood, tha se prioriteti kryesor i presidentit Trump është ta mbrojë Amerikën dhe aleatët e saj ndaj kërcënimit në rritje nga Koreja Veriore, transmeton Express.

“Masat e marra nga DPRK (Koreja Veriore) për ta forcuar armatimin bërthamor dhe për të zhvilluar raketa interkontinentale janë të justifikueshme dhe opsion legjitim për vetëmbrojtje përballë kërcënimeve reale,: ka thënë Chol në konferencën e Gjenevës.

“Për aq gjatë sa politika armiqësore dhe kërcënimi bërthamor i SHBA-së mbeten ta pa sfiduara, DPRK kurrë nuk do të pranojë t’i diskutojë në tavolinën e negociatave armët bërthamore,” ka thënë ai.