Lanson tri raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Koreja e Veriut ka hedhur tri raketa balistike me rreze të shkurtë veprimi në det, të lëshuara nga provinca Gangwon, në bregun e saj lindor.

Ky lajm u bë i ditur nga autoritetet e Koresë së Jugut, dhe u konfirmuar edhe nga ushtria amerikane, sipas së cilës dy nga raketat dështuan ndërsa njëra prej tyre fluturoi në një distancë prej rreth 250 kilometrash para se të binte në det.

Që nga lansimi i një rakete balistike ndërkontinentale, muajin e kaluar, Peniani ka kërcënuar se synon të dërgojë raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sipas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA’në dhe Guamin.

Ndërkohë, mijëra trupa amerikane dhe të Koresë së Jugut, po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara në kompjuter.

Shumica e këtyre testeve raketore nga ana e Koresë Veriore kryhen në shenjë hakmarrjeje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA’së dhe Koresë së Jugut.