Koreja e Veriut duket se ka zbuluar detajet e dy sistemeve të raketave ende të paprovuara gjatë inspektimit të fabrikës nga udhëheqësi suprem i vendit, Kim Jong-un.

Fotot e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA” gjatë raportimit mbi vizitën e Kim në një objekt në Akademinë e Shkencave tregojnë tabela në mur që përshkruajnë raketat, të quajtur “Hwasong-13” dhe “Pukguksong-3”.

“Hëasong-13” duket të jetë një raketë ndërkontinetale balistike ndërsa tabela që tregon “Pukguksong-3”, megjithëse është errësuar nga zyrtarët, është një raketë balistike që  hidhet nga nëndetëset (SLBM).

Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut zbulon “aksidentalisht” detajet e zhvillimeve të rëndësishme.

Kjo shihet nga analistët si një mjet për të treguar fuqinë e saj ushtarake ose për të dërguar mesazhe tek armiqtë e saj.