Koreja e Veriut ka kërcënuar Britaninë me “një fund të mjerë” nëse merr pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar.

Forcat britanike aktualisht nuk janë të përfshira në këto ushtrime ushtarake, të cilat filluan të hënën dhe do të vazhdojnë deri në fund të vitit, por një numër i vogël i shërbyesve britanik pritet që të marrin pjesë bashkë me përfaqësues nga vende të tjera si Australia.

Një deklaratë e lëshuar nga një medie koreane e kontrolluar nga shteti, dënoi veprimet e Uashingtonit dhe Seulit dhe tha se ushtrimet e përbashkëta janë “provokuese”.

“Ne e paralajmërojmë solemnisht jo vetëm SHBA-në dhe grupin e kukullave por gjithashtu edhe satelitët, duke përfshirë Britaninë dhe Australinë, të cilët po përfitojnë nga manovrat ushtarake kundër Veriut, se do të përballen me një fund të mjerë nëse bashkohen në të”, u tha në deklaratë, transmeton Gazeta Express.

Kjo vjen pas një lufte fjalësh mes Pyongyangut dhe Donald Trump, i cili përkeqësoi marrëdhëniet tashmë të acaruara mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së.