Koreja e Veriut ka deklaruar se lëshimi i një rakete mbi Japoninë ishte “hapi i parë” i operacioneve ushtarake në Paqësor, duke sinjalizuar planet për të tjera raketa.

Media shtetërore gjithashtu përsëriti kërcënimet ndaj ishullit amerikan të Guamit, të cilin e quajti “një bazë të avancuar pushtimi”.

Raketat e nisur të martën kaloi ishullin Hokkaido të Japonisë, duke aktivizuar alarmet përt luftë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar njëzëri Korenë e Veriut për veprimet e saj.

Këshilli tha në një deklaratë se veprimet e regjimit ishin një kërcënim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.

Rusia dhe Kina thanë se aktiviteti ushtarak i SHBA –së në rajon ishte pjesërisht fajtor për rritjen e tensioneve dhe nxitën nisjen e negociatave.

Koreja e Jugut, e cila ndjehet më shumë se çdokush tjetër e rrezikuar prej regjimit të Kim Jong Un, ka dërguar avionët në kufi.

Ata kanë hedhur 8 bomba të mëdha Mark 48 të një peshe prej 1 ton në kufi duke paralajmëruar qartë Korenë e Veriut.

Pamjet më pas janë transmetuar në televizion nga Koreja e Jugut, ndërkohë që njëri prej pilotëve është i mjaft i qartë duke thënë: Do t’a shkatërrojmë regjimin e Kim Jong Un.

Presidenti Moon Jae-in urdhëroi veprimin ushtarak dhe bombat u hodhën nga katër avionë luftëtarë “F-15K”.

Mendohet se ky bombardim në lindje të vendit erdhi për të “shfaqur aftësinë për të ndëshkuar” Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojë