Koreja e Jugut po përgatit një plan të madh për të eliminuar fizikisht liderin e Koresë së veriut Kim Jong-un, nëse ky i fundit fillon luftën.

Lajmi bëhet i ditur nga daylimail, ky thuhet se koreano jugorët, kanë përgatitur forcat elitë për ti futur në Korenë e veriut dhe nëse Jong-un do të shpallë luftën ndaj  aleatëve, atëherë ai do të eleminohet fizikisht.

Gjatë ditëve të fundit situata mes Koresë së Veriut, SHBA-ve JAponisë dhe Koresë së Jugut duket mjaft e tensionuar, dhe një Luftë e madhe është gati në shpërthim.

Ndërkohë që ndaj Koresë së Veriut nuk kanë munguar as kërcënimet nga ana e presidentit Amerikan, Donald Trump.