Korea e Veriut ka thënë se po shqyrton mundësinë e sulmeve me raketa ndaj ishullit Guam në Paqësor, territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo deklaratë e shtetit komunist vjen pak orë pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi Korenë Veriore me “zjarr dhe tërbim”.

Lajmi për sulmin e mundshëm me raketa është bërë publik nga agjencia zyrtare e lajmeve koreano-veriore, e cila tha se po shqyrtohet një plan për sulmuar ishullin Guam ku ndodhen bombarduesit strategjikë amerikanë.

Kërcënimet mes dy vendeve janë ashpërsuar ditët e fundit. Tre ditë më parë, OKB miratoi sanksione akoma më të rënda ndaj Koresë së Veriut, ndaj të cilave kjo e fundit reagoi ashpër duke i quajtur “shkelje të dhunshme të sovranitetit”