Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj propozimit të përfaqësuesit të PAN-it Enver Hoxhaj, i cili kërkoi që të shtyhet seanca.

Sipas Konjufcës shtyrja është jo serioze, sepse kjo nënkupton mungesë të votave.

“Këtyre nuk do t’iu mjaftojnë dy orë. Z. Hoxhaj ju po dëshironi ta bllokoni konstituimin e institucioneve të Kosovës”, tha Konjufca.

Propozimi për shtyrje u hodh për votim ku mori vota të barabarta, 60 për dhe 60 kundër.