Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca tha se sot në këtë mbledhje institucionet nuk do të mund formohen për shkak të Koalicionit PAN, raporton Gazeta Blic.

“Në këtë mbledhje konstituive një gjë po kuptohet që institucionet nuk po mund të themelohen për shkak se koalicioni PAN është rrethuar rreth një personi i cili është i papranueshëm nga ne për tu bërë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli”, ka thënë

Për derisa nuk e ndërrojnë kandidatin qëndrimet tona do të jenë të njëjta.

Qëndrimi i VV është që nesër të thirret seanca e radhës dhe Koalicioni PAN ta propozojë një kandidatë të pranueshëm për kryetar të kuvendit, shtoi tutje Konjufca.