Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se i dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë ka vdekur.

Mediat raportojnë se shoferi i furgonit, Moussa Oukabir, është në mesin e 5 personave të vrarë nga policia në orët e para të mëngjesit në Cambrils, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Pas sulmit në Barcelonë, sulm terrorist ka ndodhur edhe në Cambrils, ku një veturë u hodh drejt këmbësorë, vrau një dhe lëndoi shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe një polic.

Moussa Oukabir, 17 vjeçar, mendohet të jetë shoferi i furgonit.

Tre burrat e tjerë të arrestuar nga policia si të dyshuar për sulmin në Spanjë janë: Said Aallaa, Mohamed Hychami dhe Younes Abouyaaqoub besohet të jenë shtetas maroken që jetojnë në Ripoll dhe janë të moshës nga 18 deri në 24 vjeç.